​​Inspektori gjen 21 të punësuar në media pa kontrata

29.07.2016 14:28:15

Inspektorati i punës pas një inspektimi në mediat e Kosovës ka gjetur 21 të punësuar pa kontrata pune, kurse, në 649 raste nuk është respektuar orarin e punës.

Kështu tha kryeinspektori Basri Ibrahimi, gjatë një konference për media, ku theksoi segjatë këtij inspektimi janë shqiptuar 3 gjoba për të cilat tha se nuk dëshiron të tregojë me detaje.

Ibrahimi shtoi se nga 1177 të punësuar në medie 719 janë femra.