​​Kryeredaktori i gazetës serbe tregon arsyen pse Trump tërhoqi intervistën në të cilën i kërkonte falje Serbisë

06.11.2016 23:25:38

Gazeta serbe Nedeljnik botoi një intervistë me kandidatin republikan Donald Trump, në të cilën citohej duke i kërkuar falje Serbisë për bombardimet e NATO-s gjatë luftës së Kosovës.

Kryeredaktori i Nodeljink Veljko Laliq, ishte i bindur se fjalët e shkruara janë të Trump. dhe se intervista ështëq tërhequr nga ana e tij për shkak të ngjalljes së reagimeve.

“Besoj se Trump ka tërhequr intervistën pas reagimeve. Vetëm 12 orë pasi Bloomberg dha lajmin dhe pasi shtabi i Clinton sulmoi Trumpin dhe demanti erdhi 12 orë më vonë”, ka thënë ai për Top Channel.  Ai ka treguar se Trump gëzon në Serbi një përkrahje të madhe ndaj rivales së tij Hillary Clinton.  “Trump është interesant në Serbi.

Në një hulumtim tonin 55 për qind të serbëve do të ishin për Trump, ndërsa vetëm 11 për qind janë për Hillary. Për shkak të atyre që ka ndodhur Clinton nuk është popullore”, ka thënë ai.