​ Avdullah Hoti: Qeveria në detyrë do të angazhohet për ngritjen e cilësisë në arsimim

07.03.2021 13:58:09

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka uruar të gjithë mësimdhënësit për Ditën e Mësuesit.

Hoti ka thënë se është mirënjohës dhe falënderues për gjithë kontributin e mësuesve ndër vite, në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të tëra, në kohë dhe rrethana jo gjithnjë të favorshme gjatë historisë tonë.

“Respekt i veçantë për mësimdhënësit që mbajtën gjallë entuziazmin dhe idealin për liri e pavarësi gjatë viteve të 90-ta.
Mirënjohje për mësimdhënësit në gjithë Kosovën për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë gjatë këtij viti sfidues, kur vendi ynë sikurse e gjithë bota po vazhdon të përballet me pandeminë Covid-19”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Hoti ka shtuar tutje se, Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës do të angazhohet dhe të vazhdojë përkrahjen për ngritjen e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit.

“Të gjithë mësimdhënësve ju përcjelli urimet më të përzemërta dhe konsideratën time më të lartë për punën dhe kontributin tuaj të çmuar”.