​ Sulmuesi i Berlinit ka përdor 14 identitete të ndryshme

05.01.2017 22:13:09

Azilkërkuesi tunizian, Anis Amri, që muajin e kaluar vrau 12 qytetarë në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, në Gjermani kishte shfrytëzuar së paku 14 emra të ndryshëm.

Kjo është bërë e ditur sot nga policia gjermane dhe siç raporton Reuters kjo nxjerr në pah mosveprimin adekuat të shërbimeve të sigurisë.