​402 persona të arrestuar në Turqi për përhapjen e lajmeve të rreme

27.04.2020 19:30:24

Turqia ka arrestuar 402 persona në 42 ditët e kaluara për lajme “të rreme dhe provokuese” në rrjetet sociale në lidhje me shpërthimin e koronavirusit, thanë sot zyrtarët e këtij vendi.

Në deklaratën e Ministrisë së Brendshme thuhet se zyrtarët vëzhguan më shumë se 6,000 llogari në mediat sociale, dhe 402 të dyshuar ishin midis gjithsej 855 pronarëve të kërkuar nga autoritetet për ndarjen e posteve që konsiderohen “provokuese”, transmeton AP.