​Ahmeti i ndez dritat festive në Sheshin e Prishtinës

11.12.2017 20:10:08

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti sonte i ka ndezur dritat dekorative të festave të fund-vitit në Sheshin e Prishtinës.

Ahmeti, i cili mbante një djalë në duar, tha se është një prej pjesëve më të mira të vitit, kur më fëmijë i ndezim dritat.

“Është një prej pjesëve më të mira të vitit, kur më fëmijë i ndezim dritat. Sheshi tash është plot me drita. Për nja dy ditë hapet edhe tregu i fund-vitit, pasi që tash është bërë një atraksion çdo vjet. Unë i thërras gjithë qytetarët jo vetëm të Prishtinës, që ta vizitojnë se më të vërtet duket bukur”, tha ai.

Ahmeti shtoi tani kur i ndezi dritat, po e sheh që sheshi po duket bukur.