​Aksident trafiku në Shkabaj, një person lëndohet rëndë

07.03.2020 10:25:22

Një aksident ka ndodhur në para disa minutave në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në fshatin Shkabaj të Obiliqit, ku si pasojë është lënduar rënd një person.

Sipas dëshmitarëve të cilët kanë dërguar edhe video e fotografi, në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura.

Në vendin e ngjarjes kanë dal policia dhe zjarrfikësit, ndërkohë mësohet se edhe dy persona të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta.