​Avdijaj tregon se si e injoroi Shqipëria dhe si vendosi të luante për vendin e tij, Kosovën

15.11.2016 23:40:17

Donis Avdijaj përmes një letre ka treguar rrugëtimin e tij si futbollist, fillimisht te Schalke, pastaj te Kombëtarja e Gjermanisë, Kombëtarja shqiptare dhe së fundmi ajo e Kosovës

Sulmuesi më i ri i Kombëtares së Kosovës, Donis Avdijaj tregon rrugëtimin e di deri te zgjedhja për të luajtur për shtetin e tij më të dashur në botë Kosovën.

Ai këtë e tregon përmes një letre në Facebook ku shpjegon gjithçka.

Më poshtë keni letrën e plotë të Avdijajt:

“Rrugetimi im drejte majave te futbollit

Fillimisht, pra qysh ne moshen time fare te re, kur isha krejt i njome, deshira ime e zjarrte ishte te luaj futboll. Por deshirat gati rralle harmonizohen me mundesite, neqoftese ti nuk lufton qe ato te behen bashke e jetike… Sidoqofte, une fale zotit qe ma dha kete dhunti, fale prinderve te mi qe me inkurajuan dhe me motivuan qysh ne fillim te karieres, une nuk u ndala dhe me perkushtim pothuajse mbinjerezor arrita te behem ky qe jam, pra, te behem dikushi ne kete vend te bekuem.

Futbolli, sic mund ta dini edhe Ju, e siç thone gjermanet eshte ‘TAGES MANSCHAFT’, ku sot mund te jesh ne top forme, e neser mund te mos jesh ai qe ishe deri dje, me ka bere edhe me te forte, e ku edhe sot e kesaj dite po provoj te mbetem ne forme e ku ju siguroj se do ta mbroj me dinjitet statusin e lojtarit profesionist.

Meqenese ne gjeneraten time isha me i perzgjedhuri, kombetarja gjermane per te rinj veç me kishte renditur ne listen e me te mireve, ku per kete kombetare une luajta plot 25 ndeshje, por ne fund i prisha raporte me ta, edhe ate krejt per hir te kombetares shqiptare, ku doja me çdo kusht te luaj per Shqiperine time. Merreni me mend, kur ne vitin 2014 une fitova titullin e lojtarit profesionist, e ku ekipe te njohura me e me renome boterore me dergonin ftesa e oferta nder me te ndryshmet, Shqiperia ime, edhe perkunder interesimit tim qe te luaj per kete kombetare, heshte dhe nuk me perfillnin fare.

Por gjithe keto qe i permenda sipri, lajmi se Kosova ime e shtrenjtë, vendi i lindjes se prinderve e i te parëve te mi u pranua ne UEFA dhe ne FIFA, pra kur asaj iu be e mundshme tashme te luaj me kombetaret e botes, per mua dhe familjen time ishte lajmi dhe surpriza me e embel e jetes, sepse tashme isha i sigurt se une do ti bashkangjitem kombetares me te re te botes. Une tash jam ne kontakt me bordin e kombetares, te cilet paraprakisht kishin marre kontakt me prinderit e mi, me udheheqjen e klubit im SCHALLKE po edhe me mua personalisht. I gjithe ky interesim i ketyre njerezve atje, qe une te rreshtohem me djemte tjere te kombëtares, per mua ishte nje kenaqesi e pamatshme dhe qellimi im kryesor, sepse Kosova per mua eshte dhe mbetet me i shtrenjti dhe me i dashuri vend. Ju premtoj se kam me dhënë maksimunin tim prej lojtari qe kombetarja jonë të renditet lartë e me larte, e ku jam i bindur se me gjithe keta lojtare qe ka ofruar rreth vetes, ne te ardhmen ka për te korrë sukses te medha dhe ka për ta mahnite nje botë me lojen cilësore të saj.

Na prifte e mabara!