​G20 – A do të ketë takim Obama-Duterte?

05.09.2016 21:01:29

Presidenti amerikan, Barack Obama mund të anulojë takimin bilateral me homologun e tij filipinas, Rodrigo Duterte, pasi ky i fundit është shprehur se do ta ofendonte presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëse ai do ta pyeste lidhur me vrasjet pa gjyq të shpërndarësve të drogës në vendin me 7 500 ishuj.

“Unë do ta ofendoj atë në këtë forum”, tha Duterte, kur u pyet se si do t’u përgjigjet pyetjeve lidhur me vrasjet e përdoruesve të drogës, pas ardhjes së tij në pushtet. Ai paralajmëroi Obamën dhe udhëheqësit e tjerë të huaj që të mos vënë në dyshim fushatën e tij antinarkotike kur ata të takohen në një samit vjetor të Azisë Juglindore, në Laos.

“Ju duhet të jeni të respektueshëm”, tha presidenti filipinas para fluturimit në Vientiane, ku ai do të bëjë debutimin e tij të parë ndërkombëtar në Shoqatën e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), pasi  u bë president më 30 qershor.

“Është e qartë që ai është një djalë plot ngjyra”, u shpreh Obama për gazetarët në Hangzhou të Kinës, pasi kishte dëgjuar deklaratën e Dutertes dhe shtoi se  këshilltarët e tij po vlerësojnë nëse takimi midis dy presidentëve do të ishte produktiv.

“Ne e pranojmë barrën e rëndë që luan tregtia e drogës dhe jo vetëm në Filipine…, por ne gjithmonë do të pohojmë nevojën për të pasur procese të rregullta ligjore dhe për të luftuar kundër drogës në një mënyrë që është në përputhje me normat ndërkombëtare”, deklaroi presidenti amerikan.