​Gjermania s’ka doza të mjaftueshme të barnave antiCOVID-19

06.07.2020 16:22:28

Gjermania ka vetëm disa qindra doza të ilaçit Remdesivir kundër Covid- 19, tha ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn para ligjvënësve të BE-së.

Ai bëri thirrje që prodhimi i ilaçit të kalojë në Evropë.

“Ne nuk kemi një inventar të madh, kemi disa qindra doza,” tha ai në një video-konferencë të organizuar nga Parlamenti Evropian, raporton Reuters.

Spahn theksoi se ai është duke punuar për të siguruar prodhimin e ilaçeve në Evropë.

Ndryshe, prodhuesi i Remdesivir Gilead Sciences nuk ka lehtësira prodhuese për këtë ilaç në Evropë.