​Ismet Kryeziu: Vetëvendosje është humbësja e madhe e këtyre zgjedhjeve

23.10.2017 03:01:57
Drejtuesi i DnV-së, Ismet Kryeziu ka konsideruar se sipas rezultateve preliminare ‘Lëvizja Vetëvendosje’ është humbësja më e madhe e Zgjedhjeve Lokale të cilat u zhvilluan sot në gjithë Kosovën. 

“Mendoj se është bërë gabim me përcaktim të kandidatëve”, shtoi Kryeziu.

Ai nder tjera tha se është pritur që VV-ja të jetë më e fuqishme në disa komuna, duke e specifikuar Prizrenin.

“VV ka qenë një subjekt që është duftë me qenë shumë më e fuqishme në Prizren”, morri shembull drejtuesi i organizatës e cila e para doli me rezultate preliminare të zgjedhjeve të 22 tetorit.