​Komisioni nuk e di me cilën ministri shkon mirëqenia sociale, kërkon përgjigje nga qeveria

25.02.2020 13:52:10

Pas një debati të gjatë në Kuvendin e Kosovës nga komisioni për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, nuk është votuar fushëveprimtaria e këtij komisionit e krejt kjo për shkak se anëtarët e këtij të fundit nuk e kishin të qartë se në cilin dikaster është shpërndarë pjesa e mirëqenies sociale, me këtë rast ata i bën thirrje qeveris që në formë të shkruar të dërgoj një përgjigje.

Kryetarja e këtij komisioni, Albena Reshitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, deklaroi se ishin mbledhur për ta votuar mbledhjen konstituive të komisionit për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, por siç thotë ajo për shkak të paqartësive se në cilin dikaster është shpërndarë mirëqenia sociale, u vendos që mbledhja e votimit të shtyhet.

Ajo theksoi se Qeveria e Kosovës duhet që sa më shpejtë të dërgojë një shkresë zyrtare, se kujt i takon kjo ministri e pastaj të vazhdojnë me mbl edhjet e radhës.

“Sot në mbledhjen konstituive të komisionit për shëndetësi dhe mirëqenie sociale ne nuk e kishim të qartë saktë se në cilat dikastere është shpërndarë pjesa e mirëqenies sociale për këtë arsye nuk arritëm ta votojmë fushë veprimin e këtij komisioni gjegjësisht përgjithësitë që do t’i ketë dhe kujt do t’i kërkojë llogari cilave dikastere do t’i kërkoj llogari për mbarëvajtjen e punës dhe ligjeve prandaj u shty për një mbledhje tjetër për shkak se ne nuk kishim informacione të sakta zyrtare se ku janë shpërnda këto përgjithësi, mendoj që është shumë me rëndësi qeveria të sjell informacionet e definuar saktë që ne pastaj të vazhdojmë me punën”, u shpreh Reshitaj.

Pavarësisht që ky komision nuk u votua, Reshitaj bëri të ditur se komisio ni për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, duhet të jetë shembull i bashkëpunimit pa dallime partiake.

Uran Ismaili nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, tha se në aspektin e mirëqenies sociale, komisioni ende nuk e ka të qartë se cilës ministri i takon, për shkak të atyre ndryshimeve të shpejta që janë bërë në qeveri.

Ismaili theksoi se urgjentisht duhet një shkresë zyrtare nga qeveria, në mënyrë që në komisionet tjera të mos kenë këso konfuzione.

“Besoj që është e rëndësishme që komisioni ta ketë një qartësi në atë se kanë e ka në anën tjetër në qeveri ta quaj bashkëpunëtor apo si përgjegjës mbi politikat në të cilat ne jemi të thirrur, nëse ne nuk kemi adresë se të cili ministër ose te cila ministri duhet të bashkëpunojmë, atëherë konsideroj se na lenë pa e dhen kontributin tonë në këtë rast dhe i len edhe qytetarët pa një kontroll të rëndësishme siç është komisioni parlamentar. Me duket se ka një lloj konfuzioni në atë se cila ministri realisht i përgjigjët këtij komisioni ose cili ministër i përgjigjet këtij komisioni përpos ministrit të shëndetësisë, pra Ministrin e Shëndetësisë e kemi të qartë, mirëpo në aspektin e mirëqenies sociale komisioni ende nuk e ka të qartë për shkak të atyre ndryshimeve të shpejta që janë bërë në qeveri dhe besoj se na duhet një qartësim zyrtar”, u shpreh Ismaili.

E deputetes Mirlinda Sop-Krasniqi nga Aleanca Kosova e Re, iu duk joserioze thirrja në këtë komision pa e ditur akoma titullin e këtij komisioni.

“Imagjinoni kemi problem me titullin së pari për çka jemi thirr sot në mbledhje, vetëm zotëri Uka dhe zotëri Haxhiu e kanë informacionin se pjesa e mirëqenies sociale do t’i kaloj Ministrisë së Financave, ne nuk kemi informacion edhe kjo është shqetësuese sepse nuk jemi informuar me kohë dhe aq më tepër që në komisione nuk shkohet me të thëne po me të shkruar edhe normalisht që kishte me qenë mirë që me pas ne para vetës dokument i cili e dëshmon qartë cila është fushë veprimtaria e këtij komisioni për të cilin jemi mbledhur sot këtu”, u shpreh Krasniqi.

Ajo tha se do të ishte mirë që komisioni i kaluar të dorëzojë një dosje se deri ku kanë shkuar me punë e që komisioni i ri t’i vazhdojë ato punë.

Edhe anëtar të tjerë ishin të mendimit që qeveria e re sa më shpejt të dërgojë në formë të shkruar vendimin se kujt i takon mirëqenia sociale.

Ndryshe, anëtarët e komisionit për shëndetësi janë: Albena Reshitaj AAK, Haxhi Avdyli LDK, Labin otë Demi-Murtezi VV, Fitim Uka VV, Ekrem Hyseni LDK, Uran Ismaili PDK, Bekim Haxhiu PDK, Milos Peroviq Lista Serbe, Miranda Sopi-Krasniqi Aleanca Kosova e re.