​Kontrabandim me cigare, ndalohet i dyshuari

31.10.2020 12:33:41

Policia ka ndaluar dhe arrestuar një person të dyshuar për kontrabandim me cigare.

Policia e Kosovës gjatë kontrollimit të një veture në Fushë Kosovë, ka gjetur 350 pako duhan.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor ku është intervistuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.