​Labinot Tahiri ndan një mijë euro për rindërtimin e Katedrales Notre Dame në Francë

19.04.2019 20:33:48

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka njoftuar se do të ndajë 1000 euro nga paga e tij, për të ndihmuar në rindërtimin e Katedrales Notre Dame.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka treguar arsyen pse ka vendosur t’i mbështes francezët me një mijë euro.

Tahiri ka thënë se familja e tij ka gjatë luftës së Kosovës, ka qëndruar në Francë dhe po ky shtet i ka strehuar duke i dhënë ushqim e banim, deri në çlirimin e vendit.

Postimi i plotë

Për Notre Dame nga paga ime!

Edhe pse nuk jam me financa ashtu siq kam qenë, duke kujtuar se nuk punojë jashtë Kosovës, derisa dorëzova pasaportat e mia!  Prap, jam i gatshëm sado pak të jap nga vetja ime, si një djalë i një nane dhe djalë i babasë, kur ata ishin në gjendje të rëndë sebashku me vajzën Anduenen dhe djalin Milotin gjatë luftës! Duke mos harruarë kurrë, Franca e dashur, dhe qyteti Amien’s, i strehoi duke ua mundësuar bukën, fjetjen sigurinë dhe gjithçka të mirë që kishin deri në ditët që u kthyen në Kosovën e Lirë.

Si qytetarë i ri i këtij atdheu, humanitar, këngëtarë, e tani deputet i zgjedhur nga dora e 20 mijë të rinjëve e të rejave nē Parlamentin e Kosovës, dua të ndaj nga paga ime mujore, 1000 euro për rastin e Notre Dame!

Këto nuk jan shumē, por zemra ime i është mirënjohës kësaj Kosove e shqiptarëve, që ma mundesojnë, ku sot e kam mundesinë sëpaku një mirësi ta bëjë si shejë mirënjohëje për Prindët dhe familjen time dhe shumë familje që u ndihmoi SHTETI FRANCEZ.

Polemikat se ku bën të bëhet mirë apo keq, i di vetëm KRIJUESI YNË ZOTI.

Prandaj, kujtojeni ditën e vështirê, ani që sot nuk kemi luftë, mund të kemi prap.

Faleminderit FRANCË🤝

Zoti ju bekoftë juve dhe ata që i duan shqiptarët✊🏻💐💐

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.