​Ministria e Shëndetësisë blen barna 11-fish më shtrenjtë se çmimi real i tyre

07.12.2016 23:28:16

Ministria e Shëndetësisë po blen barëra shumëfish më të shtrenjta se çmimet reale të tregut. Barnatoret apo depot farmaceutike që janë kontraktuar nga kjo Ministri në qershor të këtij viti për pajisje më barëra esenciale, shihet qartë se i kanë fyer çmimet e ofertomi. Nga dosjet e tenderëve, konfirmohet ky shqetësim serioz.

Një noradrelinë, në bari shumë i domosdoshëm që shërben në çdo operacion, në barnatore kushton 2.10 cent, në depo 1.8 cent ndërsa në ministria e shëndetësisë e ka blerë këtë bari 22 euro.

“Ketamin nuk kemi, as … 9.5 euro kushton ampula, atropina 0.60 cent, albumina 26 euro, ushqim parenteral nuk na ka mbet”, shprehet një farmaciste derisa pyetet nga gazetari se  cilat barna i kanë.

Kurse, në pyetjen se  përafërsisht sa e ka pas çmimin ushqimi parenteral?

“F: 7 euro, 500 ml”, thotë ajo.

Thuajse në të gjitha barërat tjera që janë shumë të rëndësishme e që i blen ministria e shëndetësisë, ka pasqyre të qartë të fryrjes së çmimeve nga operatorët ekonomik.

Ky fakt pranohet nga kryetari i depoistëve farmaceutik Milaim Abdullahu.

“Fatkeqësisht kohëve të fundit ministria e shëndetësisë është duke blerë për sektorin publik, për spitale dhe për barnatore të shtetit është duke blerë barëra më çmime dy-tri herë më të shtrenjta se sa për sektorin privat, se sa në barnatore që janë në shitje të lirë”.

Kryeshefi e agjencionit kosovar për produkte dhe pajisje medicionale thotë se e dinë shumë mirë këtë situatë. Fajin edhe ai lë ligjit të prokurimit. Thekson se ka kërkuar ndërhyrjen e shtetit për të përmirësuar këtë trend abuziv të fryrjes së çmimeve.

Për momentin ligje po u mundëson operatorëve një gjë të tillë?

“…unë mendoj së ligji nuk është bërë më një qëllim të caktuar, për të qenë kësi lloji. Ne i kemi kërkuar disa herë ministrisë së Shëndetësisë që nga fillimi i mandatit që të na lejohet inicimi për të ndryshuar këtë udhëzim administrativ”, thotë ai.