​Numërohen 98.47% e votave, këto janë rezultatet e fundit

08.10.2019 10:03:58

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke bërë procesimin e rezultatit të zgjedhjeve.

Ende nuk ka përfunduar tërësisht numërimi i votave.

Sipas ueb faqes zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri më janë numëruar 2 mijë e 508 vendvotime nga 2 mijë e 547 sa janë gjithsej apo 98.47 për qind e votave në tërë territorin e vendit, shkruan lajmi.net.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje është e para dhe ka arritur që të marrë  200 mijë e 953 vota apo 25.52 për qind.

E dyta radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 195 mijë e 534 vota 24.83 për qind dhe Partia Demokratike e Kosovës është e treta me 167 mijë e 402 vota 21.26 për qind.

KËTU mund të shikoni në kohë reale të gjitha rezultatet e zgjedhjeve që përditëson KQZ-ja.