Shoqëria civile kërkon institucionet shtetërore që të krijojnë bazën e duhur ligjore për të mbështetur masat e nevojshme për menaxhimin e pandemisë Covid-19.
Përmes një komunikate për media, thuhet se anëtarët e platformës “Kosova që duam”, të nënshkruar si më poshtë, kanë reflektuar mbi situatën dhe menaxhimin e pandemisë COVID-19, andaj dhe kanë vendosur të bëjnë thirrje publike për institucionet, që të krijojnë bazën e duhur ligjore për të mbështetur masat e nevojshme.
“Kosova që duam”, është platformë në të cilën organizatat e ndryshme të shoqërisë civile dhe qytetarët, me vullnet të lirë bashkëpunojnë për avokim të përbashkët dhe të fokusuar për edukim për punësim dhe zhvillim, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, qeverisje të mirë, politika të qëndrueshme dhe të drejta sociale dhe shëndetësore, që mundësojnë jetë dhe punë të dinjitetshme për çdo qytetar të Kosovës.
Deklarata është nisur nga 19 organizata të shoqërisë civile, aktive në jetën publike, përfshirë edhe BSPK në dhe sindikatat tjera, si dhe po vijon të përkrahet edhe nga organizata të tjera.
1. Kosovo Initiative for Stability-IKS
2. Institute for Development of Social Policies – IZHPS
3. EduTASK
4. KEC-Kosovo Education Center
5. D4D-Democracy for Development
6. INDEP
7. GAP
8. BSPK – Tradeunion Confederation of Kosovo
9. Levizja FOL
10. Democracy Plus
11. KAMA
12. Oda Ekonomike Kosovare Gjermane
13. Debate Center
14. Qendra per Politika dhe Avokim – QPA
15. Kosha
16. Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë – PEN
17. Green Art Center Prishtina
18. Sindikata e Pavarur per Komunikacion e Lidhje e Republikes se Kosoves(SPKL)
19. Students Helping Life Kosova (SHL-Kosova)
20. Kongresi Kombëtar i të Rinjve të Kosovës ( NYC ).