​TË GJITHA RRUGËT NË KOSOVË JANË TË KALUESHME

12.01.2019 21:27:37

Ministria e Infrastrukturës njofton të gjithë qytetarët se qarkullimi rrugor po zhvillohet pa probleme në gjithë vendin përkundër reshjeve të kohë pas kohe të borës dhe shiut, sidomos në vendet malore.

Në një njoftim në Facebook, ministri Pal Lekaj thotë se kompanitë e mirëmbajtjes janë në kujdestari të vazhdueshme në të gjithë Kosovën dhe do të punojnë edhe gjatë natës për të mos lejuar ndonjë befasi.

“Jemi të hapur për të gjithë ju, për çdo problem sa i përket qarkullimit rrugor dhe vështirësive të shkaktuara nga bora në rrugët nacionale, rajonale dhe të tjera që i ka nën mbikëqyrje Ministria e Infrastrukturës.