​Vetëvendosje reagon pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Kushtetueses

01.06.2020 15:24:07

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për emrin e mandatarit.

Nënkryetarja e kësaj partie, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka folur me ironi rreth gjithë kësaj, duke thënë se me këtë është krijuar gjendja e jashtëzakonshme.

Sipas saj, zgjidhja e vetme për të dalë nga gjendja aktuale është shkuarja në zgjedhje të reja.

“Nuk arritën ta shpallin, prandaj e krijuan GJENDJEN E JASHTËZAKONSHME! Vjedhje JO zgjedhje PO”, ka shkruar Kollçaku në Facebook.

Pas shpalljes së aktgjykimit të plotë, Grupi Parlamentar i LDK-së ka dërguar në Kuvend kërkesën për seancë për ditën e mërkurë, në ora 11.00, ku pritet të formohet qeveria e re Hoti.