A ka shtet pa teatër, balet dhe operë?/ Kosova është “shtet” por nuk ka “Teatër ose shtëpi të Operës”

18.01.2019 11:51:04

Nga Sinan Kastrati

Eh çna dolën gjithë këto telashe me shtetin he Zoti e bâft hajr.

Gati e harrova Platonin dhe librin e tij mbi Shtetin. “ Shteti” i Platonit është përkthyer në dhjetëra gjuhë nga dhjetëra autorë të ndryshëm dhe bën pjesë në Pantheonin e literaturës botërore. Përkthimi i kësaj vepre nga gjuha në të cilën u shkrua, përbën një angazhim në limitin e mundësive, si në aspektin e vështirësive, ashtu dhe të përgjegjësisë.

“Shteti” është një vepër filozofike, por është nga ato vepra që mund të lexohen nga të gjithë ata që kërkojnë të gjejnë përgjigje për shumë nga përse–të e kësaj bote.

Te “Shteti” flitet për “mbretër filozofë”, që janë përpjekur t’i shërbejnë kombit të tyre me urtësí, maturí e burrërí dhe që, në formë jo të përkryer, kanë ekzistuar, ekzistojnë dhe do të ekzistojnë gjithmonë.” (Nga Wikipendia dhe fjalorët enciklopedikë).

Eh, eh çna zuri belaja me “shtetin” që nuk është punë me e arrnue me harrna e me zhguna e as me coha turke.

Pa Teatër të Operës, nuk ka shtet

Ne tashmë jemi mësuar që të ti përserisim fjalët “shtet”, “sovranitet”, “korrigji kufijsh”, shkëmbim teristoresh”, “demarkacion” etj. etj. ha harrua “policinë” , “policinë speciale” dhe “ushtrinë”. Krejt me vend.

Po pse gjithë këto na duhën për një “shtet” siq është” Kosova e vogël që nuk paraqet as edhe me të voglin rrezik për fqinjët? Po sikur ti kemi këto, të gjithat, a u krye muahabeti me “shtetin”?

-Joooooo!

Enver Petrovci

Mbrëmë në një nga televizionet e Kosovës, në TV-Dukagjini ishte një mysafir shumë i nevojshëm, aktori Enver Petrovci.

Ai i ngrati foli afro një orë për “politikën”, për “politikanët”, për “shtetin”, për “teatrin”, për “baletin” dhe përgjithësisht për kulturën.

-Athua e dëgjoi kush nga ata që vëndosin sot dhe a kan ndonjë politikan që ka shkua ose shkon në teatër?

Po dal te Enveri.

Enver Petrovci na kujtoi kohën e Bekim Fehmiut, të Faruk Begollit dhe të jetën e tij në Beograd.

Në çdo 28 Nëntor, vinte Bekim Fehmiu te unë me një tufë lulesh dhe na thonte: Urime 28 Nëntori!

……………………………………………………………………………………………………..

Nuk është se nuk kisha dëgjua edhe më parë, nga ish profesorë të mi univeriziteti se arsimi dhe shkolla në Kosovë kanë qenë më të mira, më cilësore në vitet 1960, 1970 deri më 1980 por kurrë nuk ma kishte marrë mendja se edhe më keq i kemi punët meTEATRIN, BALETIN. OPERËN, FILMIN dhe ndoshta, edhe TELEVIZIONIN dhe menxi e “kompleton Oerkestrën Simfonike të RTK-së?

Ushtrinë, Kosova  mund ta bëjë, po të ketë disa miliarda dollarë. Edhe Teatrin mund ta bëjë brenda vitit duke dalur në rrugë të marrë disa kalimtarë të rastit por këtu kemi një teatër amator ama … OPERËN nuk mund ta bëjmë as për 20, 30 e 50 vjet.

Nuk ka shtet pa operë, prandaj Kosova nuk është shtet sepse nuk ka operë tha ndër të tjera aktori i madh i skenës së Beogradit dhe Prishtinës, Enver Petrovci duke e drejtua gishtin te udhëheqësit që vetëm vjedhin.   

Malmö, 18 janar 2018