1 Qershori- Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve festohet në mbarë botën

01.06.2019 09:07:57

Në mbarë botën sot shënohet 1 Qershorit – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.

Dita e fëmijëve u vendos në këtë datë sepse është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925.

Në të njëjtën ditë, rastisi që konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinezë të festonin në festivalin e “Anijes së Dragoit”, dy vjet më pas Festa e 1 qershorit filloi të festohet në të gjithë botën.