10 ARSYE PSE QYTETARËT DUHET TA VOTOJNË LDK-ën DHE VJOSA OSMANIN!

05.10.2019 22:30:30

Nga: Ahmet Asani

Dita e 6 tetorit për Kosovën është ditë e rëndësisë historike! Nesër populli i Kosovës me dorë t’vet, do të vendos se kush do të qeverisë me vendin. Të gjitha zgjedhjet ne Kosovë kanë qenë të rendesishme, por keto zgjedhje jane të një rëndesie të posaçme! Në këto zgjedhje është shumë me rëndësi se cila parti do të del e para! Pa hy në analiza të cilat mund t’i gjeni në shkrimet e mia te mëparme, do të mundohem ti radhis 10 arsye, pse në këto zgjedhje LDK duhet të del e para, respektivisht pse duhet VJOSA OSMANI të votohet për Kryeministre të Kosovës:
1. LDK është organizimi i parë
ndërshqiptar i cili ka dal hapur kundër komunizmit dhe lëvizjeve të majta antiperëndimore të kohës!
2. LDK është partia e parë e djathtë shqiptare, të cilen bota perëndimore e njeh si parti demokratike të themeluar dhe per 17 vite te udhehequr nga lideri historik i shqiptarëve dr. Ibrahim Rugova!
3. LDK është subjekti politik me potencialin më të madh intelektual në Kosovê!
4. LDK është subjekti me përvojen me te madhe politike në vend!
5. LDK është subjekti i parë Kosovar e ndërshqiptar i cili garon me një kandidate femër për qeverisje të vendit!
6. LDK është subjekti i vetëm që ka punuar për Republiken e Kosovës, pa spekuluar me idenë e ndieshme të bashkimit kombëtar dhe ate të bashkimit me shtetin e Shqiperisë!
7. LDK është subjekti i cili ka meritë për evitimin e vëllavrasjes para, gjatê e pas lufte!
8. LDK është i vetmi subjekt që nuk bartë asnjë përgjegjesi juridike e morale për indoktrinim ideologjik të pjestarëve të subjekteve tjera!
9. LDK është subjekti i vetëm i cili do t’mund të qeveriste në koalicion me të majtit e të djathtit!
10. LDK nuk është subjekt pa gabime, por mos harroni se Kosova vetëm me Vjosa Osmanin Kryeministre, në rast nevoje me sukses, do t’mund ta përdorte kartën Gandiste te Ibrahim Rugovës, kundër ndarjes së Kosovës!