10 gjëra që ndoshta nuk i dini për Scott Fitzgerald

31.07.2019 10:41:09

Njihuni me 10 fakte surprizuese për jetën magjepsëse dhe tragjike të njërit prej shkrimtarëve më të famshëm të shekullit XX-të.

1.Francis Scott Key Fitzgerald u lind në St. Paul Minnesota në 24 shtator të vitit 1896. Atij iu vu emri i njëjtë me shkrimtarin dhe avokatin Francis Scott Key, i cili shkroi fjalët e “The Star Spangled Banner”, gjatë luftës së vitit 1812. Ata të dy ishin kushurinjë të largët. Teksa po kalonte pranë një statuje të Key në vitin 1934, Fitzgerald, i cili ishte nën efektin e alkoolit u fsheh në disa shkurre dhe i tha mikut të tij: “Mos e lër Frank-un të më shohë të dehur!”.

2. Ai ishte një nxënës i dobët dhe mezi shqiptonte fjalët

Fitzgerald lexonte shumë dhe e tregoi herët talentin e tij në të shkruar, por ai ishte një nxënës i dobët, i cili mezi mund të merrte nota kaluese si në shkollë ashtu edhe në universitet. Ai kishte një dëshirë për të lënë orët e mësimit gjatë kohës kur studionte në ‘Universitetin Princeton’, dhe për pak ngeli, para se ti braktiste studimet për tu bashkuar me ushtrinë. Përveç mënyrës së famshme se si ai e komandonte fjalën, Fitzgerald ishte një shqiptues i dobët dhe mund të ketë vuajtur nga dyslexia.

3. Ai nuk arriti të luftonte në Luftën e Parë Botërore. Kur Shtetet e Bashkuara hynë në Luftën e Parë Botërore në vitin 1917, Fitzgerald e la Princeton-in dhe mori një pozicion si toger i dytë në ushtri. Nga frika se mos vdiste në fushën e betejës ai filloi të shkruante çmendurisht gjatë orëve të pushimit duke shpresuar që të linte pas një trashëgimi letrare. Ndërkohë ai kurrë nuk arriti të dilte për të luftuar dhe armëpushimi i nëntorit të vitit 1918 u shkrua pak pasi ai ishte gati të dërgohej jashtë shtetit.

4.Gruaja e tij Zelda ishte një nga gratë që ndryshoi vitet 1920. Pak kohë pas publikimit të “This Side of Paradise”, Fitzgerald u martua me Zelda Sayre, vajzën e një gjyqtari nga Alabama. E bukur dhe e paparashikueshme, Zelda ishte një inspirim i madh për gjeneratën e “vajzave të lira” për të cilat Fitzgerald shkruajti shpesh në novelat e tij. Ajo pinte duhan dhe alkool në publik, bënte shaka të rrezikshme dhe ishte një piktore, kërcimtare dhe shkrimtare e arritur. Stili i veshjes së çiftit i bëri ata të veçantët e botës letrare, madje shkrimtari Ring Lardner i quajti ata “princi dhe princesha e e gjeneratës së tyre”. Por jetët e tyre mahnitëse do të hasnin një tragjedi në vitet 1930. Fitzgerald u kthye në një të alkoolizuar dhe pati probleme në të shkruar, ndërsa Zelda pësoi një goditje mendore dhe e kaloi pjesën tjetër të jetës nëpër spitale.

 5. Ai mbajti shënime të detajuara mbi jetën e tij. Midis viteve 1919-1937, Fitzgerald-i mbajti shënime në mënyrë obsesive mbi progresin e jetës dhe karrierës së tij në një bllok të madh. Pjesa më e madhe e bllokut i dedikohet veprave të publikuara nga ai si shkrimtar dhe të ardhurave të tij, por ka një pjesë të titulluar “Outline Chart of My Line” ku ai ka shkruajtur aktivitetet e tij për çdo muaj që nga lindja. Fitzgerald dokumentoi gjithçka, që nga fjala e tij e parë që ishte “up”, gjatësinë e tij në moshën 13 vjeçare, deri në ditën kur ra në dashuri me Zelda-n (7 shtator,1918).

6. Ai kurrë nuk jetoi në të njëjtin vend për shumë kohë. Megjithëse kishte të ardhura të mjaftueshme si shkrimtar, Fitzgerald asnjëherë nuk pati një shtëpi dhe e kaloi pjesën më të madhe të jetës në shtëpi me qera, apartamente apo hotele luksi. Midis viteve 1920-1940, ai jetoi në New York, Connecticut, Minnesota, Long Island, Paris, Rivierën Franceze, Rome, Los Angeles, Delaware, Switzerland, Baltimore dhe North Carolina. Kjo natyrë e Fitzgerald-it vinte si pasojë e arratisjes që ai donte të bënte nga jeta e tij plot festa dhe kërkonte paqen dhe qetësinë për të shkruajtur, por kishte raste kur ai shpërngulej në qytete ku gruaja e tij e sëmurë Zelda ishte shtruar në spital.

 7. Ai pati një miqësi të ngushtë me Ernest Hemingway. Hemingway dhe Fitzgerald mund të duken si një dyshe e çuditshme, por dy autorët u bënë miq shumë shpejt pas një takimi në Paris në vitin 1925. Miqësia e tyre u komplikua nga mospëlqimi i Ernest-it kundrejt Zelda-s, të cilën ai e përshkroi si “e çmendur” dhe një shpërqëndrim për Fitzgerald-in. Titanët e letërsisë u shkëputën në fund të viteve 1920 dhe filluan sulme të vazhdueshme kundër njëri-tjetrit.

8. Vepra e tij më e famshme u cilësua si një dështim pas publikimit të saj.

Dhe pse pati një furi komentesh pas pëlqimeve të T.S. Eliot dhe Edith Wharton, kryevepra e Fitzgerald “The Great Gatsby” nuk u bë asnjëherë më e shitura gjatë periudhës kur ai jetoi. Nuk u prit mirë në krahasim me dy novelat e tij të para dhe arriti të shiste vetëm 20 mijë kopje. Interesi mbi librin qëndroi i heshtur deri në Luftën e Dytë Botërore, kur 150 mijë kopje të tij iu dërguan ushtarakëve amerikanë jashtë shtetit. I kombinuar me rishikime të tjera të veprave të tij, ky “Edicion i Forcave të Armatosura” bëri të mundur ringjalljen e reputacionit të Fitzgerald dhe e bëri “The Great Gatsby” një nga novelat më të dashura amerikane. Libri tani shet rreth 500 mijë kopje çdo vit.

9. Ai punoi si një skenarist Hollywood-i. Pas disa pengesave në karrierë dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të lënë alkoolin, Fitzgerald-i u shpërngul në Los Angeles në vitin 1937 dhe filloi punë si skenarist në studion e filmit ‘MGM’. Ai kaloi më shumë se dy vite duke rishkruar skenaret e filmave si “Gone with the Wind” apo “A Yank at Oxford”, por skenarët e shkruar nga vetë ai u refuzuan. Në fund, novelisti i famshëm arriti të shkruante vetëm një film Hollywood-i tq quajtur “Three Comrades”.

10.-Ai ndërroi jetë para se të mbaronte novelën e tij të fundit. Në vitin 1940, Fitzgerald-i filloi të shkruante “The Love of the Last Tycoon”, një novelë e frymëzuar nga eksperienca e tij duke punuar në Hollywood. Ai ishte i zhytur në borxhe dhe akoma kishte vështirësi të qëndronte esëll por ai besonte se puna e tij në progres premtonte shumë. “Nuk do të jetë si asnjë gjë tjetër, pasi po e nxjerr nga vetja si uranium”, i shkroi ai Zelda-s në nëntor. Vetëm një muaj më pas, Fitzgerald pësoi një atak në zemër dhe ndërroi jetë në moshën 44 vjeçare, duke e lënë novelën e tij të rikthimit të papërfunduar. Një version i “The Love of the Last Tycoon” u publikua një vit më pas, dhe edhe pse libri ishte në gjysmë, kritikët e cilësuan si veprën më të arrirë të Fitzgerald-it.