10 minutat që mund ta dridhin botën

03.12.2016 19:19:40

Thirrja që zgjati vetëm 10 minuta mund të hap hendek në raportet e Kinës dhe SHBA-ve dhe para se Donald Trump ta merr zyrtarisht detyrën si presidenti i SHBA-vë, vlerëson sot kanali televiziv amerikan, “CBS”.

Me rastin e bisedës së djeshme telefonike ndërmjet Trumpit dhe presidentes së Taivanit, Tsai Ing-wen, televizioni amerikan thekson se bëhet fjalë për “ndarje të madhe nga politika diplomatike amerikane”, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se presidenti Trump ndoshta nuk është plotësisht i vetëdijshëm për të gjitha detajet historike të raporteve tona me Tajvanin”, ka në këtë televizion Bony Glaser, e cili është analiste për marrëdhëniet amerikano-kineze.

Ajo ka saktësuar se marrëdhëniet jozyrtare të Amerikës me Tajvanin ekzistojnë për shkak të “politikës së një Kine” që nga viti 1972, kurse SHBA-të pranuan se ishulli Tajvan është pjesë e territorit të Kinës dhe nuk është komb sovran.

“Ideja që SHBA-të dhe presidenti i porsazgjedhur ndoshta mbështesin agjendën për të cilën pajtohen për pavarësinë e Tajvanit, që do të ishte shumë, shumë brengosëse për Kinën dhe potencialisht do të mund të nxiste probleme në raportet SHBA-Kinë”, ka vlerësuar ajo, transmeton lajmi.net.

Ministria kineze e Punëve të Jashtme u ka dërguar notë proteste institucioneve në SHBA pas bisedës telefonike ndërmjet Donald Trumpit dhe presidentes së Tajvanit, Tsai Ing-wen dhe i ka bërë thirrje SHBA-ve që të vazhdojnë ta respektojnë “politikën e një Kine”.

Me Tajvanin, të cilin kina e njeh si pjesë të territorit të vet, SHBA-të i kishin ndërprerë lidhjet diplomatike që nga viti 1979, kur ishte pranuar “politika e një Kine”.
“Parimi i një Kine është gurthemel në raportet Kinë-SHBA”, ka njoftuar ministria kineze.