100 ditë që prej kur OBSH njoftoi për rastet e para me koronavirus

09.04.2020 21:35:50

Sot është shënuar dita e 100-të që prej kur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi për rastet e para me koronavirusin e ri në Kinë, ka bërë të ditur Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në llogarinë e tij në Twitter.

Që prej atëherë, janë raportuar më shumë se 1,5 milion raste me koronavirus në mbarë botën, sipas publikimeve të Universitetit Johns Hopkins, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

“Gjatë 100 ditëve të kaluara, angazhimi ynë i palëkundur ka mëtuar që t’iu shërbejë të gjithë njerëzve në botës me barazi, objektivitet dhe asnjëanësi. Fokusi do të mbetet i njëjtë në ditët, javët dhe muajt në vijim”, shkroi Tedros.

“Shqetësimi ynë kryesisht ka qenë mbrojtja e vendeve të varfra dhe më të prekura në botë”, tha tutje shefi i OBSH-së.

Kreu i organizatës shëndetësore shtoi se kjo e fundit do të lansojë një strategji të përditësuar dhe “Planin e Rishikuar të Gatishmërisë Strategjike dhe Reagimit” në ditët e ardhshme.

Tedros Adhanom Ghebreyesus

@DrTedros

Today marks 100 days since @WHO was notified of the first cases of what we now call in 🇨🇳
Over 1.3M people have been infected & almost 80K have lost their lives.
This pandemic is much more than a health crisis. It requires a whole-of government & society response.

Embedded video