100 refugjatë mbyten në Mesdhe

15.01.2017 20:33:21

Një varkë me 100 refugjatë është mbytur gjatë rrugëtimit nga brigjet e Libisë drejt Italisë përmes Mesdheut.

Varka është mbytur mes Libisë dhe Italisë, vetëm 30 milje (50 km) larg brigjeve të shtetit afrikan, ndërkohë që errësira i vështirësoi përpjekjet për kërkimin dhe shpëtimin e viktimave.

Numri i emigrantëve që udhëtojnë drejt Europës nga toka ka rënë që prej pikut të krizës së tyre në fund të vitit 2015, por rrugët e paligjshme detare mbeten ende tejet të synuara dhe tejet të rrezikshme gjithashtu.

Të premten, Roja Bregdetare italiane shpëtoi rreth 550 emigrantë që udhëtonin sërish përmes Mesdheut. Organizata “Mjekët pa kufij” e përfshirë në kërkim-shpëtim tha se në një rast kishte gjetur 123 persona të mbajtur pas një gomoneje, e cila nuk mund të mbushej me ajër.

Më shumë se 1.000 persona kanë mbërritur në Europë përmes detit në dy javët e para të vitit 2017, përllogarit agjencia e OKB-së për refugjatët “UNHCR”.