Flamuri i Kosovës në Kuvendin e Serbisë, deputeti serb ia dhuron Drecunit (Video)

04.10.2017 19:42:20

Në mbledhjen e djeshme të Komisionit Parlamentar të Kuvendit të Serbisë lidhur me gjendjen në Kosovë, deputetët e opozitës kanë shprehur kundërshtimet e tyre në lidhje me Listën Serbe, se pse kjo parti ka hyrë në koalicion me, siç e quajtën ata, një kriminel lufte si Ramush Haradinaj.

Milijan Damajnoviq nga Partia Radikale Serbe, ia ka gjuajtur flamurin e Kosovës, Milovan Drecun, i cili është Kryetar i Komisionit Parlamentar për Kosovën, duke i thënë që t’ia dërgoj drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë, Marko Gjuriq.

Drecun i ka dhënë një paralajmërim Damajnoviq, pas të cili ky i fundit e quajti Drecun hipokrit ngaqë i ka dhënë mbështetje qeverisë Haradinaj.

Momentin e dhurimit të flamurit të Kosovës Drecunit e gjeni nga minuta e 17-të