102 aksidente e mbi 1 mijë tiketa të shqiptuara për 24 orë

02.08.2016 11:19:39

Policia e Kosovës ka njoftuar se për 24 orë në Kosovë kanë ndodhur 102 aksidente, mirëpo për fat të mirë asnjë me fatalitet.

Sipas raportit të policisë, në këtë periudhë janë shqiptuar 1036 tiketa trafiku për kundërvajtësit në trafik, transmeton Indeksonline.

Po ashtu, në raport thuhet se për 24 orë janë arrestuar 20 persona, derisa 16 janë dërguar në mbajtje.