11 vjeçari gjendet i varur në dollapin e shtëpisë në Kumanovë

15.08.2016 12:30:39

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Kumanovë. Në lagjen Pero Çico, një fëmijë i moshës 11-vjeçare ka bërë vetëvrasje, informojnë nga policia.

Djaloshi është gjetur i varur në dollapin e shtëpisë.

Rastin në SPB Kumanovë e kanë denoncuar mjekët e Ndihmës së Shpejtë të cilët kanë intervenuar në terren.

Akoma nuk ka të dhëna nëlidhje me motivin që ka çuar deri te ky akt. Trupi i djaloshit është dorëzuar për obduksion