11 vjet burg për të vjedhur 30 euro

04.04.2018 18:16:32
jykata Themelore e Ferizaj e ka gjetur fajtor dhe dënuar me 11 vjet burg dënim të akuzuarin me inicialet B.Sh.

Këtë dënim, Gjykata ja shqiptoi nën akuzat për kryerjen e dy veprave penale, atë të vjedhjes grabitqare dhe atë të armëmbajtjes pa leje.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Ferizajt, thuhet se trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtari Ibrahim Idrizi, administrimit të të gjitha provave, pranimin e fajësisë nga ana e të pandehurit, fjalëve përfundimtare, mori aktgjykimin si në vijim.

“Të pandehurin B.Sh, për veprën penale Vjedhje Grabitqare, nga neni 328 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vjet e gjashtë (6) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë (1.000) euro, ndërsa për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) viti”, thuhet në njoftimin e Gjykatës në Ferizaj.

Duke zbatuar dispozitat e Kodit Penal të Kosovës, të akuzuarit ju shqiptua dënim unik prej 11 vjetëve.

Në njoftimin e Gjykatës në Ferizaj thuhet se  i pandehuri akuzohet se në prill të vitit 2017, në Ferizaj në shtëpinë e të dëmtuarit B.R, me qëllim që pasurinë e vjedhur ta mbajë, ka sulmuar të dëmtuarin B.R; B.1.R dhe A.R, i cili është zënë në befasi në kryerjen e veprës penale të vjedhjes, në atë mënyre që i pandehuri i maskuar dhe me revole ka hyrë në shtëpinë e të dëmtuarit, ka kontrolluar shtëpinë dhe në njërën nga dhomat ka marrë 30 euro.

Më tej në njoftimin e Gjykatës njoftohet se  gjatë largimit me të vërejtur se të dëmtuarit i janë vënë pas, ndalet në hyrje të shtëpisë nxjerr revolen dhe shtënë dy herë në drejtim të të dëmtuarve, me ç’rast e godet një herë të dëmtuarin B.R në regjionin e gjoksit dhe të barkut i cili pëson dëmtime të rënda trupore, ndërsa me të dëgjua krismat dalin edhe të dëmtuarit A. R dhe V.S, të cilët gjatë kacafytjes me të pandehurin i njëjti i godet me shufër metalike të dëmtuarit, duke u shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Ndaj këtij vendimi të Gjykatës Themelore të Ferizajt, palët kanë të drejtë ankesë në Gjykatën e Apelit.