Ana Mrak aksidentohet derisa vinte në Kosovë

18.08.2016 10:07:12

Ish-ministrja e Ndërtimit e Kroacisë, Ana MRAK deri sa po vinte në Kosovë është aksidentuar.

Ajo ishte ftuar për të marrë pjesë në një tryezë të MSA-së, për produktet e ndërtimit.

Në këtë tryezë ishte ftuar të bënte prezantimin kryesor për kërkesat e tregut të BE-së për produktet e ndërtimit.

Tryeza ishte planifikuar të mbahet sot ndërsa është shtyrë për shkak të aksidentit dhe gjendjes shëndetësore të ekspertes së ndërtimit, Ana Mrak.

Organizatorët thonë se nuk është dihet ende se kur do të  riorganizohet kjo punëtori.