12 aksidente dhe shtatë të lënduar në 24 orët e fundit në Shkup

14.12.2016 10:03:43

Në 24 orët e fundit në Bashkinë e Shkupit kanë ndodhur gjithsej 12 fatkeqësi komunikacioni, ku janë lënduar shtatë persona, ndërkaq në shtatë raste tjera ka patur vetëm dëme materiale.

Policia ka ndëshkuar dy shoferë për kalim në semafor të kuq, katër të tjerë janë ndëshkuar për mospërdorimin e rripit të sigurisë ose kanë folur në celular, si edhe pesë shoferë janë dënuar për mosrespektim të sinjalistikës rrugore.

Karotreci ka hequr 59 automjete të parkuar keq dhe në vend të ndaluar.