12 policë të lënduar në Amerikë (Video)

21.09.2016 11:58:53

Dymbëdhjetë policë janë lënduar gjatë protestave që shpërthyen pas vrasjes së një njeriu me ngjyrë në Charlotte të Karolinës Veriore.

Demonstruesit dëmtuan veturat e policisë duke i demoluar apo shpërthyer gomat në vendin ku ndodhi vrasja.

Një oficer u godit me gurë në fytyrë, ndërsa njëmbëdhjetë të tjerë u lënduan më lehtë.

Të martën, Keith Lamont Scott, u qëllua nga një polic me ngjyrë dhe vdiq në spital.

Policia ka thënë se ai kishte armë dhe paraqiste rrezik të madh, por të afërmit dhe mediet thonë se ai mbante libër dhe jo armë.