12 vjeçari udhëheq kampanjën e Trump-it në Colorado

23.08.2016 16:18:07

Mosha nuk është asgjë tjetër pos një numri, për një të ri i cili po ‘udhëheq’ zyrën e kampanjës së Donald Trump-it në Kolorado, shkruan Daily Mail.

Weston Imer, i cili është ndoshta më i riu i cili ka udhëhequr ndonjëherë zyrën e kampanjës në zgjedhjet presidenciale, është vetëm 12 vjec, sipas KMOV.

Ai është përgjegjës për fushatën ku vullnetarët mblidhen dhe ndihmojnë për të mbledhur vota.