12-vjeçarja fierake u përdhunua për gjashtë vjet nga njerku 52-vjeçar – e nëna shikonte!

11.09.2016 17:19:35

Zbulohet dëshmia tronditëse e vajzës 12-vjeçare nga Fieri, e cila përdhunohej për gjashtë vite rresht nga njerku i saj. Ajo tregon se skenat e seksit disa herë janë parë nga nëna e saj. Madje, edhe nëna 40-vjeçare, Selvija, ka pohuar se e ka parë burrin e saj, Ylmiun, të kryente marrëdhënie më të miturën.

Daja i vajzës ka treguar në Polici se ai dhe familjarët e tjerë e kishin mohuar Selvien për shkak të stilit të saj të jetesës. Kur ajo shkoi bashkë me vajzën në fshatin e lindjes, për vdekjen e vëllait të madh, vëllai tjetër e dëboi, por i tha që mund ta linte vajzën për disa ditë.

Ky ka qenë momenti kur e mitura mendohet të jetë ndjerë e sigurt për të rrëfyer tmerrin që përjetonte në shtëpinë e njerkut, në fshatin Mbyet të Fierit.

Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që edhe persona të tjerë të kenë abuzuar me vajzën.

Selvie Yzeiraj është divorcuar gjashtë vjet më parë nga bashkëshorti i saj në fshatin Varibop. Gjykata i ka dhënë kujdestarinë vajzës, ndërsa fëmija tjetër i çiftit, djali, ka qëndruar me të atin.

Ylmi Hoxha dhe Selvie Yzeiraj nga fshati Mbyet në Fier u arrestuan një ditë më parë pas denoncimit të vajzës së Selvies se 52-vjecari abuzonte seksualisht me të prej 6 vjetësh.