120 bursa studimi për Gjermani, ja kriteret për aplikim

29.06.2017 20:26:35

Ambasada gjermane, përmes një njoftimi të fundit, bën të ditur se tashmë ofrohet mundësia për të aplikuar për “Bursë Ndërkombëtare Parlamentare (IPS)” në Gjermani.

“Bundestagu Gjerman së bashku me Universitetin e Lirë të Berlinit, Universitetin Humboldt të Berlinit dhe Universitetin Teknik të Berlinit jep çdo vit rreth 120 bursa për të diplomuarit e rinj nga 41 vende. Programi zgjat çdo vit nga 1 Marsi deri më 31 Korrik. Programi zhvillohet nën kujdesin e Presidentit të Bundestagut. Ndërkohë qëllimi i këtyre bursave është për të nxitur marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe vendeve pjesëmarrëse, për të forcuar vlerat demokratike dhe tolerancën, për të thelluar të kuptuarit e diversitetit kulturor, si dhe për të siguruar bashkëjetesë paqësore në botë”,thuhet në njoftimin e Ambasadës gjermane.

Kandidatët do të marrin një bursë mujore prej 450 euro. Gjithashtu mbulohen kostot e sigurimit shëndetësor, sigurimi në rast aksidenti, tarifat administrative, si dhe kontributet shoqërore.

“Përveç kësaj, sigurohet strehimi falas ose në rastin e akomodimit privat – jepet një shumë prej 300 €/ muaj. Kostot e ardhjes dhe largimit nga Berlini do të rimbursohen”,thuhet në njoftim, ku në përfundim theksohet se aplikimet do të jenë të hapura deri më 30 qershor 2017, ndërkohë për t’u informuar më shumë për kriteret klikoni kinkun.