13 vjeçari nga Istogu ka nevojë për transplantim të veshkës, familja kërkon ndihmë

25.03.2018 20:42:30

Qe tre javë është shtruar në Repartin e Pediatrisë.

Kjo pasi që 13 vjeçari, Rrustem Hysenaj nga fshati Dubravë i Istogut vuan nga sëmundja e veshkave.

Për këtë arsye, atij i duhet urgjentisht transplantimi i veshkës, por që për këtë Rrustemi duhet të trajtohet jashtë Kosovës, për çka prindërit e tij po kërkojnë ndihmë.

Madje ata janë të gatshëm që organin që i nevojitet djalit të tyre ta dhurojnë vet.