130 familje të Prishtinës nesër rrezikojnë të flaken jashtë banesave

18.09.2016 19:58:34

130 familje që jetojnë në një objekt banesor në lagjen “Dardania” në Prishtinë rrezikojnë që të mbesin jashtë.

Gjykata ka vendosur që nga nesër ata t’i lirojnë banesat e tyre pasi që Ndërmarrja Banesore pretendon se është e tyre.

Por banorët kërkojnë një marrëveshje nga komuna dhe NPB që t’ua shes ato pasi që kanë investuar vetë.

Objekti ishte ndërtuar në vitet e nëntëdhjeta dhe ishte dedikuar për refugjatët serbë nga Bosnja.

Banorët thonë se lënda është dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që t’u njihet e drejta e tyre.

Ata kanë organizuar një peticion prej  10 mijë nënshkrime në mënyrë që të kërkojnë që ata mos të flaken në rrugë.

Gjykata ka konstatuar se banesat janë të uzurpuara.