130 urgjenca në ditë tek Spitali Ushtarak, shumica aksidente (Video)

13.08.2016 21:38:11

Eshtë në kufijtë e të pabesueshmes ajo ç’ka ndodh çdo ditë në vendin tonë. Me dhjetëra vetë përfundojnë në Spitalin Ushtarak, ose ndryshe qendra më e madhe spitalore e urgjencës në vend.

Spitali i Traumës përballet me 11 urgjenca çdo 1 orë. Sipas drejtorit te spitalit, kirurgut, Gjovalin Bushi, gjatë sezonit veror numri i tyre është shtuar duke shkuar deri në 130 raste urgjence në një ditë.

“Shumica e urgjencave lidhen me aksidentet rrugore. Rreth 40 % e të aksidentuarve paraqiten me trauma në kokë”, tha ndër të tjera ai.

Që prej nisjen së zenonin turistik, Spitali i Traumës thotë se punon në gadishmëri të plotë. Për shkak të fluksit të urgjencave, gjatë natës janë në shërbim 11 mjekë roje.

Siç, tha edhe drejtori Bushi, pjesa më e madhe e rasteve janë urgjenca nga aksidentet.

Këto shifra janë vertet alarmante. Shqiptarët po vdesin dhe mbeten të gjymtuar rrugëve të vendit.

Kjo duhet të jetë një këmbanë alarmi për Ministrinë e Transporteve dhe Policinë Rrugore.