14 ankesa lidhur me procesin e rivotimit të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të Istogut në PZAP nga AAK-ja

19.12.2017 14:58:44

Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar 14 ankesa lidhur me procesin e rivotimit të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të Istogut.

Shqyrtimi i këtyre ankesave sipas kryesuesit të sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku do të përfundojë të enjten.

“Lidhur me rivotimin për raundin e dyte te zgjedhjeve për kryetar te komunës se Istogut, subjekti politik – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) brenda afatit ligjor ka dorëzuar ne PZAP 14 ankesa. PZAP-i ankesat do ti shqyrton dhe vendos brenda 72 orëve prej momentit te përfundimit te afatit për paraqitjen e ankesave për ditën e votimit, respektivisht ankesat do te shqyrtohen deri ditën e enjte te datës 21.12.2017 ne ora 19:00”, ka thënë Desku .

Ai ka shtuar se pretendimet në ankesa janë se ka pasur parregullsi gjatë ditës së votimit.