14 mercenarët më të frikshëm në histori

25.11.2020 15:01:20

Mercenarët janë persona që marrin pjesë në konflikte të armatosura për përfitime personale.

Ata nuk kanë lidhje me konfliktin dhe zyrtarisht nuk janë pjesë e asnjë ushtrie. Mercenari lufton për para ose forma të tjera pagese dhe jo për interesa politike.

Në fotot e mëposhtme do t’ju njohim me 14 mercenarët më të frikshëm në histori.

Carlos “Çakalli”. I dënuar me 3 burgime të përjetshme për një seri atentatesh në dekadat 1970 dhe 1980, në emër të Frontit Popullor për Lirimin e Palestinës.

14 mercenarët më të frikshëm në histori (FOTO)

Mike Hoare “Majku i çmendur”. Mercenar irlandez i njohur për aktivitetet e tij ushtarake në Afrikë dhe për përpjekjen e dështuar për grusht shteti në Sejshel.

14 mercenarët më të frikshëm në histori (FOTO)

Bob Denard. Mercenar francez i përfshirë në shumë operacione të armatosura dhe grushte shteti në Afrikë.

14 mercenarët më të frikshëm në histori (FOTO)

J.M.L “Bjondi”. Mercenar spanjoll, ish-anëtar i legjionit francez, ka luftuar kundër Boko Haramit dhe ka shpëtuar dhjetëra vajza të vogla të rrëmbyera nga grupi famëkeq terrorist.

14 mercenarët më të frikshëm në histori (FOTO)

Simon Mann. Ekspert sigurie dhe ish-zyrtar i Ushtrisë Britanike, ky mercenar francez është akuzuar për grusht shteti ndaj qeverisë së Guinesë Ekuatoriale, duke u përpjekur të vrasë diktatorin Teodor Obiang.

14 mercenarët më të frikshëm në histori (FOTO)

Jean Schramme. Mercenar belg që kishte në dorë shumë territore në Republikën Demokratike të Kongos deri në vitin 1967.

14 mercenarët më të frikshëm në histori (FOTO)

Yair Klein. Mercenar izraelit i njohur për stërvitjen e grupeve paramilitare kolumbiane dhe milicive të Pablo Escobar.

14 mercenarët më të frikshëm në histori (FOTO)

Gulmurod Khalimov “Al-Tadzhiki”. Një snajper profesionist sovjetik që mori mësime në SHBA. Në vitin 2015 u bashkua me ISIS-in.

14 mercenarët më të frikshëm në histori (FOTO)

Mitchell WerBell III. Trafikant armësh që ishte këshilltar sigurie i diktatorit dominikan Rafael Trujillo, i regjimit të Batistës në Kuba, gjatë viteve ’50.

14 mercenarët më të frikshëm në histori (FOTO)

Jackie Arklöv. Mercenar suedez me origjinë liberiane, i cili mori pjesë në luftën jugosllave. U burgos për krime lufte, por u kthye në Suedi në një shkëmbim të burgosurish. U bashkua me një grup neonazist që në vitin 1999 shkaktoi vdekjen e dy policëve.

14 mercenarët më të frikshëm në histori (FOTO)

Bertil Wedin. Ish-agjent i shërbimit sekret suedez, mendohet se ishte pjesë e një skuadre pushkatimi gjatë aparteidit në Afrikën e Jugut.

14 mercenarët më të frikshëm në histori (FOTO)

Philip Sessarego. U përfshi në një grusht shteti të dështuar në Maldive dhe stërviti muxhahedinët në Afganistan.

14 mercenarët më të frikshëm në histori (FOTO)

“Texas”. Ky është emri i një amerikani të paidentifikuar, i cili luftoi me forcat pro ruse në Luftën e Ukrainës. Është i vetmi amerikan që lufton në krah të rusëve.

14 mercenarët më të frikshëm në histori (FOTO)

Roger de Flor, i njohur edhe si Roger von Blume ose Rutger Blume, ishte mercenar dhe kalorës templar në shërbim të Kurorës së Aragonit.

14 mercenarët më të frikshëm në histori (FOTO)