15 autobusë u larguan nga Aleppo

15.12.2016 20:54:32

Një karvan prej 15 autobusëve, nga pjesa lindore e Alepos u larguan nga qyteti sirian dhe shkoi në perëndim të vendit, njoftoi televizionin shtetëror sirian.

Largimi i qytetarëve nga pjesa lindore e Alepos vie pas marrjes së kontrollit nga ushtria e Sirisë të kësaj pjesë të qytetit, e cila kontrollohej nga opozita siriane.

Alepo është duke përjetuar ditët më të vështira të saj, forcat qeveritare po kryejnë vrasje masive të civilëve dhe rebelëve, plagosje, ndërsa sipas shumë dëshmitarëve, janë kryer edhe përdhunime ndaj femrave siriane.