1,5 mld euro të hedhura në erë/ Ndëshkimi spektakolar i ‘Wolkswagen’ për krimet e Erdogan në Siri

15.10.2019 17:35:27

Gjiganti i prodhimit të automjeteve, Volkswagen ka pezulluar vendimin për ndërtimin e një fabrikës ë re në Turqi në përgjigje të sulmit ushtarake të Ankarasë në Siri.

“Në një mjedis të tillë nuk mund të ketë asnjë vendim në favor të këtij vendi”, citohet të kenë thënë nga kjo kompani.

Për muaj të tërë, Volkswagen ka analizuar se ku do të ndërtohet një fabrikë e re në Evropën Juglindore, dhe vendimi në favor të Turqisë ishte pothuajse i sigurt.

Objekti i ri, i cili pritet të punësojë deri në 4,000 njerëz, ishte planifikuar të ndërtohej pranë Izmirit, me një investim midis 1.2 dhe 1.5 miliardë euro.