15 persona që kërkohen nga policia e Kosovës

02.01.2017 12:41:37

Policia e Kosovës vazhdon të kërkojë 15 persona, të cilët kanë kryer vepra të ndryshme penale, duke filluar nga vrasjet, deri te pengimi i komunitet të lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transeksualëve në Kosovë.

Policia nuk ka dhënë detaje për çka kërkohen serbët Radomir (Uros) Kasaloviç, Dusan (Dragoljub) Jovanoviç, Ratomir (Radun) Bozovic, Branislav Rakic, si dhe shqiptari Petri (Salih) Salihu.

Kurse, për Korab (Mehush) Zogjanin, i lindur më 08.07.1987 nga fshati Halilaq komuna e Fushë Kosovës, kanë njoftuar se kërkohet si i dyshuar për veprën penale vrasje e rendë dhe për posedim ose shfrytëzim të pa autorizuar të armëve, transmeton KP.

Agron Ramadan Kryeziu, i lindur më 05.05.1979 në fshatin. Pagarushe të Malishevë, banues në Prizren, i cili ka fletarrest vendor. Sipas Policisë veprat për të cilat kërkohet është vrasje e rëndë. Ai kërkohet që nga viti 2007.