15 të plagosur nga aksidenti me autobus në Francë

24.07.2016 07:40:20

Pas përplasjes së një autobusi me të rinj që udhëtonin në lindje të Francës, ndërsa po i drejtohej Italisë, kanë mbetur 15 persona të lënduar.

Autobusi me nxënës të një shkolle të Cheltenham-it, ra në një rrëpirë të zonës  Lons-le-Saunier, pranë kufirit me Zvicrën.

Dy të plagosurit që janë në gjendje kritike për jetën u dërguan në spitale të specializuara, ndërsa të tjerët janë trajtuar në klinikat mjekësore pranë vendit të ngjarjes.

44 adoleshentët në bord shoqëroheshin nga dy të rritur. Sipas policisë franceze, nuk ka pasur automjete të tjera të përfshira në aksident, ndërsa rruga A39 ku ndodhi përplasja është mbyllur për trafikun.