15 vende të reja pune dhe mundësi për qindra fermerë

15.12.2016 21:37:04
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka inauguruar sot bashkë me kryetarin e Podujevës, Agim Veliun dhe zyrtarët e BE-së objektin për grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve në fshatin Sfeçël të Podujevës.
 

Abrashi ka shkruar në Facebook se kjo është një mundësi e mirë për qindra fermerë të tjerë.

“Me kryetarin e Podujevës, Agim Veliu kryetarin e Podujevës, Agim Veliu, në ceremoninë inauguruese të objektit për grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve në fshatin Sfeçël të Podujevës. Me këtë qendër grumbullimi forcohet edhe më tej zhvillimi i agro-biznesit, forcimi i konkurrueshmërisë në treg rajonal, përmirësimi i cilësisë së prodhimeve dhe nxitet punësimi, aftësimi dhe ndërmarrësia në përgjithësi. Falënderim për Bashkimin Europian, për përkrahje të vazhdueshme për zhvillimin socioekonomik të Kosovës”, ka shkruar Abrashi në Facebook.