Kelmendi: Kosovarët nuk prenë pyje në Çakorr, e dinim si pjesë të Malit të Zi

31.08.2016 23:09:11

“Këtu është vetëm një zgjidhje dhe është vetëm një zgjidhje e drejtë. Në teknikë nuk ka dy zgjidhje”.

“Historikisht ne s’kemi pas kurrë mbështetje ndërkombëtare. Ne e kemi mbështetjen e SHBA-së ne kurrë se kemi pas këtë mundësi të një mbështetjeje të tillë. Pse SHBA duhet të marr territor nga ne?”.

Ai ka deklaruar se në territorin kufitar të vendit me Malin e Zi gjithmonë ka qenë e qartë se cila pjesë i takon Kosovës dhe se askush nuk e ka kaluar atë vijë, duke e ilustruar këtë gjë me prerjen e pyjeve – në pjesën tonë ka pasur prerje, ndërsa në ata malaziase jo, njofton Klan Kosova.

“Më vjen keq shumë, por unë kur kam pre dru në malet e asaj pjese, asnjë shqiptar nuk ka poseduar ndonjë dokument që i takon ajo zonë atyre”.

“Në atë pjesë që është mendu që është pjesë e Malit të Zi, nuk është prerë pylli. Ne kemi shpresuar shpirtërisht në atë territor, por s’kemi guxuar kurrë fizikisht me e përdor pas lufte”.

“Më vjen shumë mirë, që nga ajo pjesë që e kam njohur unë si territor i vendit, kufiri u shty në drejtim të Malit të Zi për 5 kilometra”.