Së paku 16 persona kanë humbur jetën, ndërsa 13 të tjerë janë lënduar gjatë një aksidenti rrugor në rajonin Uttar Pradesh të Indisë.
Sipas tij, janë lënduar 13 persona, në mesin e të cilëve tre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton Anadolu Agency.
“Sipas deklaratave të pasagjerëve të lënduar, shoferi i autobusit ka drejtuar automjetin me shpejtësi të papërshtatshme, ku edhe përskaj paralajmërimit të pasagjerëve nuk ka ngadalësuar”, sqaroi Kumar.