16 vjet nga atentati: Fatmir Limaj dhe Rexhep Selimi a mund ta kqyrni në sy Fetah Rudin?

15.12.2016 12:32:34

Nga Rexhep Kastrati

Më 15 dhjetor të vitit 2000, në rrugë duke u kthyer nga Prishtina, falangat e krimit kryen një atentat ndaj veprimtarit të devotshëm, Fetah Rudi, i cili me angazhimet e tij politike dhe ushtarake, kishte dëshmuar se ishte një burrë trim, i vendosur dhe i përkushtuar në rrugën e lirisë, pavarësisë e demokracisë. Ky atentat që kishte për qëllim likuidimn fizik të Fetah Rudit, tashmë është bërë e qartë se është realizuar nga truprojet e Rexhep Selimit, e të cilët po atë ditë u eliminuan në një aksident me një kamion. Atentati ndaj Fetah Rudit ka qenë në vazhdën e likudimit fizik të veprimtarëve dhe të pjesëtarëve të linjës institucionaliste të presdientit Rugova, me qëllim të rrënimit politik dhe thellimin e konfliktit politik drejt një lufte brendashqiptare. Falangat e krimit që kishin për qëllim vrasjen dhe eliminimin e personaliteteve politike dhe ushtarake , pas luftës vazhdonin me makabritet dhe me barabarizëm serinë e eliminimeve fizike të filluar qysh gjatë luftës. Komuna e Malishevës, përaktësisht dega e LDK-së dhe organizimi institucional në këtë komunë ka pasur vështirësi dhe probleme shumë të mëdha: në mënyrë arbitrare ishin kidnapuar veprimtarët e njohur të kësaj ane Jakup Kastrati, Cen Desku, përkatësisht drejtues kryesorë të degës së LDK-së në Malishevë. Pra, atentati ndaj Fetah Rudit është vetëm edhe një konfirmim i vazhdimësisë së strategjisë për likuidime politike të linjës institucionaliste të presidentit Rugova, me theks të veçantë personaliteteve të guximshme, të vendosur dhe me përgjegjësi politiko-institucionale në organizimin institucional të shqiptarëve të Kosovës. Pra, atenati ndaj Fetah Rudit, sikurse atentatet tjera, ka qenë atentat i planifikuar, i organizuar dhe i ekzekutuar në mënyrë të qartë nga struktura politiko-ushtarake të linjës së Tiranës/Kretës, pra edhe me përgjegjësi të plotë të saj. Prandaj, edhe ky dhe atentatet tjera janë politike dhe me qëllim të qartë për ta kthyer eliminimin fizik të personaliteteve politike dhe ushtarake në një mënyrë të nxitjes dhe thellimit të urrejtjes brendashqiptare që do të ishte mënyrë për të nxitur një luftë vëllavrasëse brendashqiptare. Së këndejmi, del se zbardhja e këtyre vrasjeve është e domosdoshme për të zbardhur gjithë të vërtetën për luftën dhe paqen në Kosovë, për karakterin kundërkombëtar të linjës së Tiranës/Kretës dhe të asaj udbasho-jugosllavokomuniste, si dhe për të vërtetën e gjithë proceseve politiko-institucionale të kohës së luftës dhe pas saj e deri më sot. Dhe zbardhja e plotë e atentateve politike të kryera gjatë dhe pas luftës, duhet të bëhet në çdo mënyrë dhe kanal ligjor dhe institucional, sepse në kanale të tjera private, këto atentate janë të zbardhura, përfshirë edhe atenatin ndaj Fetah Rudit. Ai tashmë ka rrëfyer të vërtetën për atentatin ndaj tij dhe ka drejtuar gishtin kah Fatmir Limaj, por, po ashtu, ka treguar se atentatin ndaj tij e kishin kryer truprojet e Rexhep Selimit. Pra, duke mos e zbardhur institucionalisht, nuk është penguar zbardhja në kanale të tjera, por si Fetah Rudi, ashtu edhe gjithë të tjerët, nuk kanë dashur dhe nuk po duan që çështjen e vrasjeve dhe atentateve politike ta privatizojnë, ta personalizojnë dhe ta nxjerrin nga linja dhe përgjegjësitë institucionale të institucioneve përkatëse për të zbardur dhe vepruar ligjërisht ndaj atyre që kanë urdhëruar, kanë organizuar dhe kanë ekzekutuar planet për likuidimin fizik të personaliteteve politike, ushtarke, medeietike etj. Ka qenë dhe vazhdon të jetë vullneti i familjarëve të viktimave të dhunës politike, i frymëzuar nga presidenti Rugova që ka bërë që të mos kalohet në hakmarrje për vrasjet e kryera, ose edhe për ta kaluar në një konflikt politik ndërmjet grupimeve dhe linjave të ndryshme politike që e ka shpëtuar vendin nga një luftë vëllavrasëse, por, po ashtu, është përgjegjësi ligjore e institucioneve përkatëse shtetërore që të mos shpërdorojnë durimin dhe vullnetin e familjeve, të bashkëveprimtarëve dhe të bashkushtarakëve të personaliteteve të eliminuara politikisht. Prandaj, tashmë kur janë bërë 16 vjet nga atentati ndaj Fetah Rudit, është monenti jo vetëm për të kujtuar këtë datë tragjike për të dhe për gjithë opinionin, por edhe për të kërkuar me zë të lartë që të mos heshtin institucionet përkatëse përballë pritjeve dhe durimit të gjatë për të vënë drejtësi. Kurse Fatmir Limaj, Rexhep Selimi, para se të kalojë 15 dhjetori, duhet të kujtojnë se hija e krimeve të kryera nga ata, apo me urdhër të tyre, të shokëve të tyre dhe të estabilishmentit ku kanë bërë pjesë, do t’i ndjekë pas dhe një ditë do i zërë gjaku i derdhur i gjithë atyre që kanë qenë viktima të krimeve të kryera gjatë dhe pas luftës, por edhe më vonë.