16 vjet nga vrasja e Tahir Zemajt

04.01.2019 10:48:46

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do bëjë homazhe te varri i kolonelit, Tahir Zemaj në fshatin Strellc të Deçanit.

Përmes një njoftimi për media, thuhet se kjo vizitë bëhet në 16 vjetorin e tij të vrasjes.

“Kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i kolonel Tahir Zemaj në fshatin Strellc të Deçanit, në 16 vjetorin e vrasjes së tij. (Fshati Strellc, ora 12:00)”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Kujtojmë se rasti i vrasjes se Tahir, Hasan e Enis Zemajt ende nuk është zbardhur nga drejtësia në Kosovë, ashtu siq nuk u zbardhën edhe shumë rastet të tjera të vrasjeve politke.